Qeveria emëron 2 zv.ministra. Ikin dy burra dhe caktohen dy gra

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Qeveria ka emeruar dy zv/ministra te rinj te Financave.  Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit. Vjero ka qene edhe me pare edhe Drejtoreshe e Tatimeve, por qe ka doreheqjen.

ak orë pas takimit të sotëm mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim, Zv/ ministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi detyrohet që të japë dorëheqjen. Vendimi pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin ‘Nënë Tereza’, që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane duke rrezikuar imazhin e qeverisë. Ministria e Financave humbi betejën me kompaninë Albania Duty Free Distribution, pasi gjyqtari Avni Sejdi vendosi në favor të gruas së Gjin Gjonit, Elona Caushi dhe jo kompanisë amerikane, që fitoi tenderin.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *