Qeveria hap 500 vende pune, ja ku duhet të aplikoni

Kryesore Politikë

 Qeveria merr vendimin për hapjen e 500 vendeve të reja të punës. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur që Ministria e Turizmit të çelë garën për pranimin e 550 punonjësve me kontratë të përkohshme.

“Miratimin e 500 (pesëqind) punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës 2018 në AgjenciNë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vendet e punës të përcaktuara në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme sipas emërtesës së vendit të punës bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik – gusht 2018.

Punonjësit me kontratë të përkohshme përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se fondi i pagave për numrin e punonjësve të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 (tridhjetë e pesë milionë e dhjetë mijë) lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”, me kod 04760.

Ndërsa efektet financiare do të fillojnë në momentin e nënshkrimit të kontratës së përkohshme, ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit, dhe punëmarrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *