Type to search

Ekonomi Kryesore Lajme

Qeveria heq vizat, Shqipëria do të pushtohet nga kinezët, rusët e arabët

Ndaje

Qeveria shqiptare në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të hequr vizat për disa shtete të Azisë dhe Europës Lindore. Vendimi i qeverisë i publikuar në faqen zyrtare lidhet me sa duket me afrimin e sezonit të pushimeve.

Kështu me propozim të Ministrisë së Jashtme është vendosur që shtetas nga Republika Popullore e Kinës dhe e Rusisë të përjashtohen nga aplikimi i vizave.
“Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen fjalët “… Rusi, Arabi Saudite, Bjellorusi, Katar, Oman, Tailandë, Bahrejn, me dokumentin pasaportë, për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2019, dhe Kinë, Republika Popullore, me dokumentin pasaportë, për periudhën nga hyrja në fuqi e këtij vendimi deri më 31 tetor 2019. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *