Qeveria i jep post Agim Bajkos

Art Kulturë

Agim Bajko është do të jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave.

Vendimi është marrë dje nga Këshilli i Ministrave, ndërsa propozimin për emërimin e tij e  bëri Ministria e Kulturës.

 

V E N D I M

PËR

 

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *