Qeveria listë të tretë për gjyqtarët e Strasburgut, ja emrat

Kryesore

Gjurma 20 Prill 2018

Qeveria publikon listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Janë 17 kandidatë që kanë aplikuar dhe të cilët do ti nënshtrohen vettingut. Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Përzgjedhja do të bëhet me votim nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

-Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

-Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

-Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Aplikantët për gjyqtar në Strasburg:

  • Altina Xhoxhaj
  • Arben Braçe
  • Asllan Karaj
  • Darian Pavli
  • Darjel Sina
  • Elira Kokona
  • Genci Bilali
  • Jonela Kita
  • Marjana Semini
  • Oriona Muçollari
  • Përparim Kalo
  • Rezarta Tahiraj
  • Sinan Tafaj
  • Sokol Berberi
  • Sokol Hasani
  • Sonila Bejtja
  • Suzana Frashëri
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *