Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje huaje prej 16 mln dollarësh me për rikonstruksionin e Rrugës Tiranë-Elbasan.
Marrëveshja është nënshkruar me fondin OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID).
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe hyn në fuqi menjëherë.
Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej vitesh, ndërsa në pranverën e vitit 2013 u hap edhe tuneli i Krrabës, që shkurtoi goxha distancën midis dy qyteteve, duke shmangur Qafë Krrabën. Prej asaj kohe, aksi ka mbetur i papërfunduar duke i marrë jo pak buxhetit të shtetit.
Si të mos mjaftonte kjo, në një pjesë të aksit u shemb një masiv i madh dheu për shkak të tokës së paqëndrueshme.
Loading...