Qeveria shkon të marrë Babalen, por ai e përshendet me foto në liri

Kryesore Lajme Politikë

Gjykata e Prishtinës liron Albert Veliun i njohur si “Babalja”, duke rrëzuar kërkesën për paraburgimin e tij.

Vendimi i gjykatës vjen në një kohë që vetë zëvendës/drejtoresha e policisë së shtetit, Aida Hajna, ndodhej në Kosovë dhe madje ishte takuar me homologët e saj për këtë çështje.

Albert Veliu u arrestua një ditë më parë në qendrën e Azilit në Prishtinë për llogari të autoriteteve shqiptare.

Babalja ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për dëshmi të rreme.

Ai u bë i njohur pas publikimit të audio-përgjimit, mes tij dhe një personi që pretendohej të ishte Agron (Geron) Xhafaj.

Albert Veliu i cili njihet dhe me pseudonimin “Babale” akuzohet për ‘kallzim të rremë në bashkëpunim” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndersa sipas procesverbalit mesohet se Babalja i ka kerkuar gjykates qe te mos ekstradohet, pasi ka frike per jeten e tij.

“I kërkuari Albert Veliu deklaron E kundërshtoj kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit kundër meje për arsye se unë kam kërkuar azil në Kosovë sepse më është rrezikuar jeta në Shqipëri.
I përkrah fjalët e mbrojtësit të tij dhe thekson që nuk ka çtë shtojë më tepër se ç’tha edhe avokati mbrojtës i tij, dhe i premton gjykatës që do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës kur gjykata do ta kërkojnë një gjë të tillë prej tij, njëherazi i garanton gjykatës se nuk do të ikë dhe nuk do të largohet nga vendqëndrimi i tij”, thuhet në procesverbalin e seancës së sotme.

Më tej avokati i tij Tomë gashi jep me detaje situatën në të cilën ndodhet Veliu, që përshkruhet prej tij si një “sandwich”, për shkak se ndodhet në qendër të një lufte politike.

“E gjithë  familja e Albert Veliut prej 4 anëtarësh është  e rrezikuar në  Shqipëri për shkak të  kësaj afere në  të  cilën pretendohet se është  i implikuar vëllai i ministrit të  Punëve të  Brendshme të  Shqipërisë  në  një  aferë  të  pretenduar të  shitjes dhe blerjes së  narkotivë ve, si do të  që  të  jetë  të  gjitë  e dinë  se rasti i quajtuar Babalia e që  është  llagapi, emri tjetër i Albert Veliut apo dëshmitarit X, ka shndërruar Shqipërinë  në  një  arenë  të  luftës në  mes të  PS-së  që  është  në  pushtet dhe Partisë  Demokratike që  është  në  opozitë  dhe që  incizimet e pretenduara të  Veliut me vëllain e ministrit të  Brendshëm, zotë ri Agron Xhafa, janë të  natyrës aq  të  rëndë , sa që  PD me kë to incizime pretendon ta largoj nga pushteti legjitim Edi Ramën dhe qeverinë e tij, dhe që  i bie që  Veliu është  në  sanduicc të  luftës politike që definitivisht sipas tij mund t’i kushtoj me jetë, gjithkund në  botën e civilizuar personi sa gjendet ne procedurat e kërkimit të  azilit, nuk arrestohet, nuk kërkohet paraburgosja e tij nga shteti i cili ka ikur”, është  shprehur avokati i tij në  seancë . Sipas tij kërkesa për ekstradim apo paraburgim duhej të  kishte ndodhur para 24 majit 2018, ditës që  Babalja ka fituar azilin politik.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *