Qeverinë e Kosovës drejt rënies, LDK del nga koalicioni me VV. Mustafa nis mocionin e mosbesimit

Kosovë Rrotull

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Kryesia e LDK-së ka vendosur të inciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti për shkak të mosheqjes së taksës, dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Kurti, që sipas saj kanë shkelë marrëveshjen e koalicionit.

“Sot ka ndodhur një veprim i papritur e i pa paralajmëruar nga kryeministri Kurti, në kundërshtim me marrëveshjen, se duhet të konsultohet me mua nëse ka vërejtje për ndonjërit nga ministrat. Ishte një vendim arbitrar. Ky vendim na tregon që zotëri Kurti nuk dëshiron të bshkëpunoj me ne. Ne Kemi vendosur të nisim një mocion votëbesimi për këtë”, tha kryetari Mustafa në Konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkarkoi sot nga detyra ministrin Veliu, me pretekstin se ky i fundit, u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës me koronavirusin dhe se, sipas tij, Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet nga ora në orë”.

Ky vendim i kryeministrit Kurti bëri që LDK të mbledhë Kryesinë, e cila pas një mbledhje maratonë vendosi daljen nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë para mediave pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Kosovë, LDK’ja do të iniciojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Patem mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA’në, si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni. Gjithashtu e trajtuam edhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK’ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti”, është shprehur Mustafa.

Mustafa tha se Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj.

“Sot është shkarkuar një ministër i LDK’së, në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion. Nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK’së, duhet të konsultohet me kryetarin e LDK’së fillimisht, e nuk ka ndodhur të konsultohet me mua”, tha Mustafa.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *