Qitje me snajper nga distanca, si i stërvisin amerikanët ushtarët special shqiptarë

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Forcat ushtarake shqiptare janë në një trajnim të vazhdueshëm me ato amerikane. Së fundi një grup ushtarakësh po stërviten nga trupat amerikane. Lajmin e bën vetë të ditur ambasada amerikane në Tiranë, ku me anë të një postimi shkruan për stërvitjen në një zonë në periferi të kryeqytetit përpara se të nisen me mision.
“Forcat e Operacioneve Speciale të Marinës së Shteteve të Bashkuara bënë një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës. Kjo mundësi dy javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s.”, shkruajne ne postimin e tyre ambasada e SHBA.
Ndërsa në këto foto të publikuara vërehet edhe stërvitja me armë snajper nga një distancë e largët.

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

Fotografia e U.S. Embassy-Tirana

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *