Radhë kilometrike në doganën e Kapshticës, pala greke punon me një sportel

Kryesore shtojca Sociale

 

Fundjava ka sjellë një fluks të shtuar të emigrantëve shqiptarë që kanë vendosur që pushimet e verës ti kalojnë në vendlindje. Të gjithë pikat doganore që lidhin vendin tonë me Greqinë dhe Italinë ka pasur gjatë natës dhe ditës së sotme radhë të gjata. Situata paraqitet më problematike në doganën e Kapshticës nga ana e tokës greke. Ku radha është bërë kilometrike.

Shkak për këtë ngarkesë është bërë puna me sportele të reduktuara nga pala greke pasi po punohet me një sportel.

Si pasojë e radhëve kilometrike dhjetra automjete janë në pritje prej disa orësh dhe për të shmangur radhët e gjata, nga pala shqiptare janë hapur 5 sportele.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *