Rai3 kronikë për kanabisin në Shqipëri, çfarë tregon raporti i ri? PD: Tregues se po afrohen zgjedhjet

Kronike Lajme

Edicioni i lajmeve i Rai 3 në Itali ka realizuar një kronikë lidhur me trafikun e drogës në Shqipëri. Gjatë kronikës thuhet se prodhimi i Kanabisit është kthyer me mjaft stil në Shqipëri.

Përmes disa fotove të marra nga një raport konfidencial policor në vend nga gazetarët e Rai 3 dallohen rreth 100 mijë bimë të ndara të fshehura në male.

Sipas gazetarëve italianë pak muaj më parë Drejtori i policisë kriminale, është shprehur se operacionet e policisë të bëra në vitin 2014 kanë nisur procesin zhdukjen përgjithmonë të prodhimin e marijuanës në Shqipëri.

Raporti i vitit të kaluar tregon se u gjetën më pak se 1000 bimë por sipas gazetarëve të Rai 3 të dhënat e këtij raporti të ri, ende i rezervuar tregon një një realitet tjetër.

Sipas prokurorit italian Giacomo Cataldi përmes këtyre trafiqeve të drogës, ku Shqipëria është një nga prodhuesit më të mëdhenj është bërë i mundur përftimi i shumave të mëdha të parave nga mafia shqiptare.

Në këtë mënyrë sipas tij ata kanë hyrë me të drejta të plota në trafikun e kokainës dhe gjithashtu në punë të tjera kriminale.

 

 

Reagimi i PD

Deputeti i PD-se, Gent Strazimiri me ane te nje postimi ne facebook ka reaguar ndaj kronikes se dhene nga kanali shteteror RAI 3. Sipas tij kjo tregon se ne Shqiperi do te kete zgjedhje dhe sipas tij, PS po angazhon strukturat kriminale.

Postimi i Strazimirit

PD reagon per raportin italian per rritjen me 1200% te kanabisit: Eshte tregues s epo afrohen zgjedhjet

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.
Përmban:
– pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,
– farën vietnameze tē kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,
Si dhe…
… intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si “është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në…. 2014…”😠😠😠!!!
Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është “mafia shqiptare” …. aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!
KONKLUZIONI?
Po afrohen ZGJEDHJET, dhe “çunat duhet të punojnë”!
KAQË!

Reagimi i LSI

Petrit Vasili ne nje reagim ne Facebook e cileson si emergjence kombetare shifrat e cituara nga raporti sekret italian.

Ai shprehet se ky perben nje alarm kombetar.

Alarm Kombetar!!

Denoncimi i RAI 3:
“Rritet 1200% ose 12 here mbjellja e kanabisit”!(VIDEO).

Tevizioni Shteteror Italian RAI 3 denoncoi sot publikisht rritjen tragjike,eksponenciale te kultivimit te droges me1200 % vitin e fundit ne krahasim me nje vit me pare.

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk lufton aspak, por shfrytezon dhe mbeshtet mbjelljen masive te droges per te mbajtur pushtetin.

Rama dhe Lleshaj jane thjesht dy mashtruese kur flasin per drogen.

Te vertetat per drogen i di gjithe Europa dhe bota.

Edi Rama eshte vetem ai qe pengon dhe izolon Shqiperine nga Europa dhe e ka shnderruar ne narkoqeverisje rilindjen.

Shiheni VIDEON transmetuar sot ne edicionin e lajmeve te ores 19.00 nga RAI 3.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *