Rama akuza mediave: Një djalë e humbi babain për shkakun tuaj

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj mediave, që sipas tij kanë abuzuar gjatë raportimeve për situatën e tërmetit.

Nga Durrës, ai tregoi rastin e një djali që humbu babain e tij për shkak të këtij abuzimi.

Edi Rama: Kam takuar një djalë që humbu babain, e humbi babain për shkakun tuaj, jo tuajt këtu, por për shkakun e mediave. Babai ishte duke vdekur për spitalin e Durrësit dhe duke qenë se për fat të keq njerëzve nuk i rrihet pa parë televizor dhe duke qenë se në ato kushte patjetër shihnin televizor, u mbushën televizorët po shembet spitali i Durrësit. E morën babain në krahë nga frika se do i binte spitali në kokë bashkë me babain dhe do vdisnin të gjithë dhe babai i vdiq rrugës. Spitali i Durrësit nuk ka qenë në rrezik shembje në asnjë sekondë, ka qenë vetëm një çarje që është riparuar sot. Kjo është kriminale dhe kjo është media që mund të arrijë deri në krime nga papërgjegjshmëria. Është një papërgjegjshmëri që unë jam njohur në ditë me diellë. Është një papërgjegjshmëri që në kushtet e një situate të jashtëzakonshme kur populli ka nevojë të trajtohet si pacient  dhe jo si audiencë është kriminale. Nuk kam asgjë me ju, e kam me ata që mbajnë përgjegjësi për ato ekrane dhe për ato portale që janë “porta” me atë fjalën tjetër togfjalësh. I portës dhe qenefit bashkë dhe është revoltuese. Të humbin njerëzish, të çoroditet një popull i tërë dhe të marrë vrapin të iki dhe ta shofi shtëpinë si varr, ndërkohë që pallati ka probleme që janë të riparueshme, kjo është skandaloze. ORA NEWS

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *