Rama bëhet “kumbar” në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin jepja vjehrrës se…

Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama është bërë sot ‘kumbar’ i dashurisë së një çifti që sapo zyrtarizoi lidhjen e dashurisë në Mamurras të Kurbinit.

Bëhej fjalë për një djalë turk, me profesion inxhinier, që u fejua me një vajzë nga Mamurrasi, ndërsa i ftuari special ishte kryeministri Edi Rama. Teksa i dhuroi vajzës së re që po fejohej, me profesion arkitekte, një buqetë me lule, Rama pasi u fut në shtëpinë e saj u përshëndet me miqësinë e re turko-shqiptare.

PJESË NGA BISEDA

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.

Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.
Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni
Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.

Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *