Rama bën bilancin për Durrësin, tregon çfarë është ndërtuar. PD: Mashtrim, zero pallate

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e rindërtimit në qytetin e Durrësit. Një arsye krenarie i konsideron Rama përpjekjet pavarësisht se në mes është futur edhe pandemia që ka krijuar një pengesë të madhe duke spostuar në kohë disa procese, sidomos sa i përket donatorëve.

Rama thotë se aktualisht janë angazhuar 30 kompani me 4208 punëtorë në kantiere. 5 shkolla e kopshte kanë përfunduar, ndërsa 6 janë në ndërtim e sipër. Së shpejti sipas Ramës do të nisin 19 shkolla dhe kopshte të reja.

Rama bën pasqyrimin edhe të pallateve të dëmtuara që po riparohen, familjet që po trajtohen me bonus qiraje si dhe marrëveshjet që po finalizohen për ta çuar drejt fundit rindërtimin.

Postimi i plotë:

Bilanci i 1 viti përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

• Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere

• Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve

• 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara

• Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4

• 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD

• 4,135 familje trajtohen me bonus qiraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi

• Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore

• Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit

• Po kryhen vijimësisht riverifikime të mëtejshme për familje kryesisht jashtë vendit që kanë ngritur pretendime për nivelin e dëmit të banesës dhe askush nuk të jetë kurrë vetëm.

Reagim i PD-se, Bardhi: Mashtrime

Por i menjehershem ka qene reagimi i PD-se, qe i ka cilesuar si mashtrime te kryeministrit Rama, duke shtuar se nuk mbajti asnje prej premtimeve.

Procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Bilanci i tij një vjeçar është shumë premtime, fare pak punë.

Më konkretisht:

🔴 Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. 👎
🔴 Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. 👎
🔴 Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. 👎

Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë.

Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224354063348890/
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *