Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Kjo vizitë e papritur është bërë publike nga vetë kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania; projektet e reja në turizëm dhe energji; si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”, shkruan Rama në postimin e tij, duke zbuluar kështu edhe natyrën e bisedimeve me mikun e tij, Erdogan.
Loading...