Rama dhe Basha “braktisin” ceremonitë e festave fetare, urimet ja kanë lënë vartësve

Kryesore Politikë shtojca

 

Ditët e festave fetare janë dhe një moment që politikanët dhe shtetarët shqiptarë e shfrytëzojnë për të vizituar selitë e komuniteteve fetare dhe për të uruar prej andej besimtarët dhe për të zënë nga një hapësirë në kronikat televizive. Ky ka qenë në fakt një zakon i kohës së periudhës së tranzicionit në vendin tonë dhe që vazhdohet të zbatohet ende nga një pjesë e politikanëve dhe drejtuesve shtetëror. Por duket se vitet e fundit rëndësia e këtij zakoni sa po vjen dhe po zveninet. Dhe për këtë një kontribut kanë edhe dy krerët kryesor politikë në vend, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Sa i përket kryeministrit Rama, ai ka disa vite që nuk preferon më të vizitoi komunitetet fetare për të uruar festat, ndërsa ja ka lënë këtë detyrë vartësve të tij, si Blendi Klosi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermini, Blerina Gjylahmeti dhe së fundi edhe Taulant Balla. Ai vet personalisht mjaftohet tashmë në çdo festë të tillë të bëj një urim në rrjetet sociale. E duket se në shembullin e tij po ecën edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka kohë që nuk viziton më selitë qendrore të komunitetet fetare për këto lloj festash. Kjo u pa edhe sot, ku te dy kreret e politikes shqiptare preferuan qe urimet e tyre ti benin nepermjet rrjeteve sociale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *