Rama dhe Basha sherr për Babalen, PD: Nxirre ekspertizën, Kryeministri: Ti artist…

Kryesore Lajme Politikë

Nuk rreshtin se replikuari ne distance dy kundershtaret politik. Audiopergjimi i cilesuar si Babale, ku implikohej vellai i ministrit te  Brendshem, i rrezuar nga ekspertiza e prokurorise ka kthyer akuzat per montim dhe per lidhje me krimin ne mes te dyja kampeve.

Ne nje reagimm e te fundit, kryedemokrati i kerkoi Rames qe te beje publike ekspertizen e ketij audiopergjimi. “Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani”, shkruan Basha, i cili shoqeron postimin me nje video ku Rama deklaron se e e ka marre pergjigjet e ekspertizes se ketij audiopergjimi.

Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. Oktober 2018

.

Kryeministri Edi Rama me heret  i ka kthyer përgjigje në distancë kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama ironizon Bashën që ky i fundit t’i lërë reagimet trimërore.

Në këtë linjë kreu i qeverisë pyet liderin e opozitës nëse ai mund t’u tregojë shqiptarëve se çfarë e ligj me poetin Bable.

“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat😊Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist😉Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari🤧Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë🤗”, shkruan Rama.

 

Kryedemokrati Basha i është përgjigjur përmes një statusi në facebook, akuzave të kryeministrit Rama.

“Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.” Shkruan Basha në facebook ndërsa shton se vendi sot nuk ka më kryeministër, por një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.”

“Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.”- mbyll Basha reagimin e tij.

Reagimi i Bashes erdhi pas postimi qe Rama beri ne Twitter ne lidhje me ceshtjen “Xhisiela’, ku opozita akuzon per implikim kreun e grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama ne Twitter.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *