Rama e shkarkon live, ja cili është kreu i Hipotekës që largohet nga detyra

Kryesore Lajme Politikë

Gjatë takimit me koordinatoret e bashkëqeverisje, kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e drejtorit të hipotekës së Fierit ,Petrit Kanani.

Rama njoftoi live, ndërsa kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i zvarritjes së dokumenteve pas kërkesës së një qytetari, të cilit i ishte cenuar përgjigjja në kohë e shqetësimit.

 

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama.

 

Ndërkohë Rama theksoi se në hipotekën e Fierit ka patur edhe raste të zvarritjes së kthimit të përgjigjes, por sipas tij, ky është një moment i duhur për të ndezur llambën e kuqe dhe për t’i zgjidhur probleme të tilla.

“Po e them këtë meqë u dha rasti i një burri 77 vjeç që solli dëshminë se ndryshe nuk do e thoja. Kemi pasur disa raste nga hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore”.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *