Rama: ERTV, i regjistruar, ka 3 veta me rrogë. Çani i bën dhuratë të veçantë kryeministrit

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin e tij ERTV në emisionin ‘Zone e Lirë’. I pyetur nga Arian Çani për licencën dhe numrin e punonjësve, kryeministri u shpreh se markën e ka regjistruar, ndërsa për ERTV punojnë tre persona të punësuar në zyrën e medias së PS.

Kryeministri tha se ata janë pjesë e FRESSH dhe janë me pagë dhe të siguruar.

“ERTV është facebook video dhe gjithkush mund të bëjë një televizion vetë. Ata që janë mbas ekranit janë grup i vogël njerëzish që punojnë në zyrën e medias së PS. Janë tre persona me rrogë dhe të siguruar. Janë të gjithë nga FRESSH.

ERTV është thjesht një shpikje e thjeshtë. Thonë tv, tv, por të gjithë mund të bëjnë televizion video. E kam regjistruar si markë që në një të ardhme të bëjmë gjëra më të bukura”- tha Rama.

Paralajmërimi për mbylljen e basteve në 1 janar padyshim është një nga temat më të komentuara, e cila nuk mund të kalonte pa u vënë re nga Arian Çani. Ai i ka bërë kryeministrit dhuratë dy zara bixhozi.

“Janë dy zara bixhozi me ngjyrën e Rilindjes meqë nuk janë mbyllur akoma dhe kemi kohë deri në 1 janar. Ti mund të luash me to deri në janar, ke kohë.

Y6ghb

Yuh67jnb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *