Rama i bën dalje kryebashkiakut të Shkodrës: Rrugët me PS të ndara

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë sa i takon debatit dhe akuzave të PD për të shkuarën e kryebashkiakut Valdrin Pjetri.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Rama shprehet i qartë se askush nuk del mbi ligj dhe rrugët edhe me Pjetrin janë të ndara.

Kryeministri Rama në Twitter:

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!
I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.
E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *