Rama i bindur: Deri në vitin 2030 do keni PS në pushtet, me ose pa mua

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. Gjatë konferencës me gazetarët ai tha se socialistët do të prezantojnë një plan pune me një vizion për Shqipërinë deri në vitin 2030 duke nënvizuar se nuk duhet lidhur vetëm ne të.

“Ditët, muajt dhe vitet tona janë të gjitha të mbushura me punë. Kur të bëjmë 8 vite do jenë bërë akoma më shumë punë. Programi ynë është i qartë dhe i hapur publikisht. Merreni shikojeni. Ne kemi vendosur shtyllat dhe vazhdojmë punojmë për ata që kemi thënë. Në rastin konkret do bëjmë publike një platformë me program pune.

 Ky është programi që fyen fjalën program po ta quajmë program.  Do të jetë një plan pune me një vizion të Shqipërinë në 2030. Këtë mos e lidhni me mua se nuk është e lidhur me mua. Por deri në 2030 PS do keni në pushtet. Me ose pa mua. Mos e lidhni me mua se do thoni obobo na u bë gogol ky”, tha Rama./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *