Rama i del në mbrojtje Manastirliut për deklaratën: Basha e ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalën e saj!

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në “ Facebook” për videon e nxjerrë nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp me gazetërët për fjalimin e bërë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në parlament.

Kreyministri Rama shkruan se Basha e ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalën e Ministres Manastirliu.

Rama e nënvizon se Ministrja nuk e ka thënë dhe as nuk ka dashur të thotë tjetër gjë nga ajo që themi ne përditë.

Postimi:

Sot Lulëzim Basha nxorri nga konteksti i fjalës së Ministres së Shëndetësisë, shprehjen e shqetësimit të saj për se si mosmarrja e masave individualisht nga çdo qytetar, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës në spitale, ku largqoftë, mund të arrihet në pikën ku arritën gjatë valës së parë spitalet e disa vendeve shumë më të zhvilluara, që zgjidhnin se kë mund të pranonin e kë jo nga mungesa e shtretërve!

Sipas Lulëzim Bashës, i cili e ka lëshuar krejt frerin e gjuhës dhe vetëm shan, shpif, akuzon e abuzon, në një përpjekje të dëshpëruar për të rikuperuar imazhin e tij që vetëm degradon çdo ditë prej paaftësisë, mendjelehtësisë e përgjumjes kronike, Ogerta Manastirliu, “kjo kriminele e pashpirt”, paska thënë që pacientët do u përzgjidhkan se “kush do kurohet e kush jo!”!

AS E KA THËNË, AS NUK KA DASHUR TË THOTË TJETËR GJË NGA AJO QË KA THËNË DHE THEMI PËRDITË: O NJERËZ MBRONI VETEN DHE TË TJERËT, SE VENDE SHUMË TË FORTA SE NE KANË GJETUR BELANË ME KËTË MORTJE!

Lulëzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, tanimë krejt njësoj si famëkeqi Sali, nuk pyesin më se çfarë nxjerrin nga goja, mjafton që ajo çfarë thonë të jetë sa më e zezë, sa më e pistë, sa më e ulët për veshët e publikut, sepse ata janë në situatën e të mbyturit që kërkon me çdo kusht të të marrë me vete.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1261125137575777/

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F1261125137575777%2F&show_text=false&width=734&height=415&appId" width="734" height="415" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowTransparency="true" allow="encrypted-media" allowFullScreen="true"></iframe>
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *