Rama i LSI provokon: Ushtarin e Panjohur quajeni Ballisti Çlirimtar

Kryesore Lajme Politikë

 

Dje ishte 17 nëntori, festa e çlirimit të kryeqytetit, Tiranës. Në ceremoninë e djeshme që u zhvillua nga bashkia Tiranë ra në sy mungesa e LSI-së, e cila edhe pse forcë e majtë nuk preferoi të ishte në këtë ceremoni së bashku me aleaten e dikurshme të saj, PS-në.

Por kjo ditë u provokua nga një postim i nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, i cili nga sa shkruan në profilin e tij në Facebook, duket se nuk është pajtuar me ceremoninë e zhvilluar tre ditë më parë për kthimin e eshtrave në Shqipëri të Mid’hat Frashërit. Kjo ceremoni u bë nën kujdesin e qeverisë dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama.

“E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!”, shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë në Facebook

17 nëntori i Tiranës antifashiste! Tirana antifashiste sot kremton ditën e çlirimit prej pushtuesve nazifashistë.

Tirana antifashiste sot nderon luftën partizane dhe sakrificat e qytetarëve të saj, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë, duke u bërë një me partizanët e lirisë.

Tirana antifashiste sot nderon gjakun e derdhur në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kuislingëve shqiptarē.

Tirana antifashiste sot përkujton ditën e madhe të lavdisë së vet, 17 nëntorin e lirisë!

E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Image may contain: 2 people, outdoor

Image may contain: 3 people, people smiling, outdoor

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *