Rama i përgjigjet Vuçiç: Mos ki frikë nga Shqiponja!

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ben thirrje te gjithe shqiptareve qe te kontriobuojne ne shlyerjen e gjobes se vendosur nga FIFA ndaj lojtareve shqiptare te kombetares Zviceriane.

Keshtu Rama i eshte kunderpergjigjur edhe deklarata dhe sulmeve te ardhura nga Serbia, te cilet kerkuan qe te ndeshkoheshin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndersa reagime per festimet me simbolin e Shqiponjes ka pasur edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç.

“Mos ki frike nga Shqiponja”, ky eshte mesazhi qe Rama ka leshuar ne Facebook, duke bere te ditur se eshte hapur nje llogari bankare.

Postimi ne Faceboook

MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit👐

Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA😊

Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë🇦🇱🇽🇰

 

Image may contain: text

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *