Rama i refuzon glikonë familjes nga Përmeti, e zonja e shtëpisë: Jeni shumë kokëfortë

Kryesore Politikë Sociale

 

 

 

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës për promovimin e nismës për shpërndarjen e librave falas për të gjithë nxënësit deri në klasë të katërt ishte sot në mesditë në një familje përmetare që jeton në kryeqytet. Ndërsa kryeministri i dhuroi pakot me librat fëmijëve të kësaj familje, e zonja e shtëpisë ka shpejtuar ta qirasë atë me gliko, një traditë përmetare. Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Rama nuk ka pranuar.

 

“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj.

 

“Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar.

 

E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”.

 

“Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *