Rama jep lajmin e mirë: Të hënën nis vaksinimin anti Covid

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Në Shqipëri do të nisë së shpejti vaksinimi anti Covid.

Lajmin e mirë e jep kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Procesi i vaksinimit do të bëhet në ambientet e stadiumi “Air Albania” që është bërë gati prej disa ditësh.

Të parët që do të vaksinohen janë ata që janë në vijën e parë të zjarrit me luftën kundër sëmundjes, mjekët dhe infermierët më pas grupet e tjera me rrisk.

Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga “Pfizer”. Sasitë e siguruara në marrëveshjen e përfunduar, do të mbërrijnë në Shqipëri në tre faza të ndryshme.

Në datë 1 janar Edi Rama tha se 10750 dozat e para do të mbërrinin në Shqipëri në fillim të javës së tretë të Janarit, por procesi është përshpejtuar.

Ndërkohë që 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaji në bazë të planit të vaksinimit.

*Kryeministri Rama në facebook:*

LAJM I MIRË😍

Nesër nisim vaksinimin antiCovid19💪

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *