Rama: Kur të vaksinohem për herë të dytë do t’jua tregoj se…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kreyministri Edi Rama ka treguar pasditen e së hënës nga foltorja e Kuvendit, se si do të sigurohen skeptikët që ai ka marrë vaksinën e Pfizer, dhe jo ujë fiziologjik.

Rama u shpreh se kur pjesa e individëve të vaksinuar, përfshirë këtu edhe vetë atë, të kthehen për të marrë dozën e dytë, kushdo që të jetë i gatshëm do t’i nënshtrohet një testi për prani antitrupash.

“Kur pjesa që ka bërë vaksinën, do duhet të rikthehet për të marrë dozën tjetër, cilido që është i gatshëm, do të bëjë një transparencë për antirtupat. Për të parë që realisht vaksina është marrë. Dhe ka bërë gjithë efektin e parashikuar. Është përhapur ideja se unë jam injektuar me ujë fiziologjik, ky është një nivel analize shumë i lartë, sidoqoftë, është oportune që t’u jepet mundësia atyre që të ndihen të garantuar nga fakti…”

“Vaksinimi ka dy efekte, një drejt te ai që vaksinohet, e dyta këputja sistematike e infektimit. Sipas studimeve të bëra, rritja e përqindjes së individëve të vaksinuar, sjell një ulje të vazhdueshme, thuajse simetrike të të prekurve…Një numër të shumëzuar për dy, shpesh për tre. Kjo na jep mundësi që ta shohim me optimizëm gjashtë mujorin e dytë të këtij vitiMomentin që kompania do të bëjë furnizimin e parë, 10,700 në do ndjekim të njëjtin proces si në vendet e tjera, për të hequr çdo sëkëlldi të krijuar…”

Rama vijoi gjithashtu edhe me kritikat e tij nga BE, dhe mënyrës sesi po trajtohet procesi i shpërndarjes së vaksinave.

“BE, nuk pa përtej kufirt të vetvetes. E la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajon në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale. Kjo ka bërë që sot, veç Shqipërisë dhe Serbisë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka filluar me vaksinimin. Akoma nuk ka filluar furnizimi përmes COVAX. Flitet se do nisë së shpejti, por nuk dihet kur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *