Rama: Kush na mallkon për spitalet një arsye e ka… Qytetarët: Dil ndonjë natë i maskuar dhe shife…

Kryesore Politikë

“As bëhet fjalë që kush na shan e na mallkon për spitalet një arsye edhe e ka, po ama sikur të mos harrojmë fare fare se nga u nisëm vetëm katër vjet e gjysmë më parë, nuk do ishte keq, si thoni(?) dhe pastaj flasim sa të duam për çfarë ende mungon e për sa shumë akoma kemi për të bërë”.

Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një shënim në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Bashkë me komentin, postohet edhe një video me pamje të spitalit të Elbasanit, qëllimi i së cilës është të tregojë ndryshimet pozitive në këtë spital, gjatë qeverisjes së Ramës.

Komentet e qytetarëve në postimin e kreut të qeverisë janë të shumta si zakonisht. Disa e përgëzojnë për këtë investim, ndërsa të tjerë i kujtojnë problemet që ka në sistemin shëndetësor dhe jo vetëm.

“Skenari dhe regjia super…sa per sherbimin dil ndonje nate i maskuar dhe shife nga afer…”, komenton dikush.

Shërbimi jo i kënaqshëm vihet në pah nga të tjerë.

“Komplimente asgje me teper nuk kane spitalet ne Gjermani. Vetem njerzit ndryshojne…”, është një tjetër koment.

“Per lyrje dhe fasada ia keni harritur qellimit se gje tjeter nuk esht ber aty se vazhdojn te jen akoma autobulancat e enverit dhe ato qe kan mbetur jan pa kualudim pa goma pa mjek ne vendgjarj per i ore i ke mbrendat elb ,shkon te doktori per vizit esht me lej ose ashtu e ka nje pune se punon dhe te klinika e vet qe ka ky esht spitali i elbasanit”, komenton një tjetër qytetar.

Një tjetër evidenton si problem largimin e mjekëve: “Spitalet po e po duhet te ribehen, por dhe figures mjekut duhet ti rikthehet autoriteti e personaliteti, e kjo ndodh vec me rritje pagash e rikualifikimi I tyre. Eshte turp per ne qe mjeket e rinj te ikin jashtë”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *