“Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur!”

Lajme Politikë

Nga Edi Paloka

Si po e perdor fatkeqesine qe ju ra shqiptareve, per interesat e tij.

Prej kohesh Ramen as nuk e ftonin e as nuk e takonte ndonje personalitet i politikes evropiane. I vetmi me te cilin “puthej” ishte Vucic.
Jo vetem kaq, po mos hapja e negociatave eshte shoqeruar me kushte te renda per qeverine e tij, kushte qe praktikisht cojne ne largimin e Rames nga pushteti.
Por prej disa ditesh Rama po zhvillon disa takime bilaterale te cilat sigurisht po lancohen e propagandohen sa munden nga zyrat e tij te propagandes.
Fakti eshte qe si hilacak i vogel, Rama po perdor fatkeqesine e shqiptareve, termetin e 26 nentorit, per te rregulluar artificialisht , jo marrdheniet, por imazhin e tij ne kete aspekt.
Ne emer te dhimbjes se shqiptareve , Rama ju ka kerkuar e po takon disa nga personalitetet e politikes evropiane dhe kjo eshte hilja e pare po me e vogla e tij. Sigurisht, ata nuk mund ti kundershtojne takimet kryeministrit te nje vendi ne fatkeqesi qe shkon “per te kerkuar ndihme”…
Cfare eshte me e keqja , lidhet me qendrimet e tij pas takimeve, si ne rastin e kancelares Merkel. Megjithese kancelarja u shpreh qarte ne konference per qendrimet e saj, Rama perpiqet me hile prej shpifaraku, te krijoje idene se ai ka marre mbeshtetje per gjithe qendrimet e tij.
Flagrant eshte rasti me sulmin ndaj Haradinajt per te ashtuquajturin “minishengen”.
Po ku eshte hilja e Rames?
Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren per kete ceshtje, sepse atehere do pergenjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( sic ka ndodhur ne fakt ne raste te tjera ) por futi ne mes hilen… Duke sulmuar Haradinajn menjehere pas takimit me Merkel, hilacaku perpiqet te krijoje idene e rreme se kjo ceshtje eshte diskutuar dhe ai jo vetem ka marre mbeshtetje per planin e Vucicit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn… Te njejten loje bente dikur me ndarjen e Kosoves, idene tjeter te Vucicit qe propagandohej ne shqip nga Rama dhe lakejt e tij e qe sot e mohon teresisht .
Ketij monstre nuk i mjafton qe eshte kthyer ne fatkeqesine me te madhe te shqiptareve, po vazhdon ti shfrytezoj dhimbjet e tyre per interesat e tij antishqiptare!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *