Rama mbledhje qeverie, minatoret në protestë para Kryeministrisë

Kryesore Lajme Politikë

Minatorët vijojnë protestën para ambjenteve të Kryeministrisë, ku kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

Ndërsa fjala e tyre ka rënë në vesh të shurdhër, pasi nuk ka asnjë reagim, minatorët i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen.

Minatorët kanë thënë se Rama nuk e ka mbajtur premtimin e bërë që në mandatin e parë qeverisës të tijm se do ti kishte në plan të parë minatorët.

LEXO EDHE:  Minatorët rrethojnë Kryeministrinë/ Reagon policia

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos qëndrojë në hije, por verë në lëvizje administrstën.

Minatorët kanë hasur në rezistencë nga policia në zhvillimin e protestës me pretendimin se nuk kishin lajmëruar në kohën e duhur.

Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje “3 ditë para protestës”.

”Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nderkohe qe protesta zhvillohet ne diten kur parashikohet mbledhja e qeverise, nje praktike e perhershme nga Keshilli i Ministrave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *