Rama mbron Dakon: Miku im deri në…flet për Tahirin e Doshin

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka dalë hapur në mbrojtje të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se edhe pse Dako është futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe në burg të shkojë.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë.

Stepet drejtësia nga kjo që thashë unë? Kush jeni ju që ju jepni moral të tjetërve. Ju nuk keni asnjë shans të më bëni moral mua. Mua në xhepin tim nuk më gjen asnjë asnjë qindarkë që nuk më takon nga puna ime. Nëse është miku im, dhe bën shkelje dhe të shkojë në burg.

Nëse ndaj tij do të ketë akuzë, do të largohet nga PS. Akuzën ndaj Tahirit e bëri prokuroria dhe ndaj u përjashtua nga PS. Tom Doshi është përjashtuar nga PS. Unë nuk e përjashtoj dot nga Shqipëria dhe nga politika. Tom Doshi nuk ka ardhur aty me makinën time, por me votat e popullit të Shkodrës” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *