Rama merr “bekimin” SHBA e BE pro Anti KÇK

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe delegacioni i BE-së në Tiranë kanë reaguar zyrtarisht mbi Ligjin Anti-KÇK të qeverisë, i cili ka hyrë në fuqi prej ditës së premte.

Në një postim në faqen zyrtare të saj në facebook, Ambasada amerikanë në Tiranë  thotë se ” ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”.

Ambasada amerikane nënvizon se mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh” përfundon  deklarata e Ambasadës së SHBA.

Edhe delegacioni i BE-së shkruan në facebook se “ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un”.

Delegacioni i BE në Tiranë thekson se do të vazhdojnë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *