Rama merr vaksinën anti Covid: Radhën e ka Saliu

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka marrë vaksinën anticovid të Pfizer të dhuruara nga një nga vende e BE për Shqipërinë.

Rama është personi i dytë në vendin tonë që merr vaksinën. E para që ka marrë injeksionin e Pfizer ka qenë doktoreshë Najada Çomo.

Pasi ka marrë injeksionin anticovid, Rama është shprehur se ndihet i lehtësuar për vete dhe për të gjithë Shqiptarët.

“Çdo gjë në rregull. Asnjë problem. Mendoj se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe. Barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë dhe për të mundësuar, pavarësisht se, Shqipëria dhe rajoni ku ne bëjmë pjesë, nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”, deklaroi Rama.

Kryeministri u pyet nga gazetarët se kur do të vinte radha e Bashës për t’u vaksinuar, ndërsa nuk kurseu ironinë, teksa tha se radhën do ta ketë Sali Berisha kur të kalojnë tek kategoria e moshës së thyer. “Radhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *