Rama: Ministrat nisin llogaridhënien në bazë

Kryesore Politikë shtojca

Nga 15 Prilli deri në 15 Qershor të gjithë ministrat dhe kryebashkiakët socialistë do t’i nënshtrohen një procesi llogaridhënieje përpara anëtarësisë, por dhe qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas, TV KLAN, vendimi është marrë këtë mëngjes nga kryesia socialiste. Kjo nismë e kërkuar nga vetë Kryeministri do të zhvillohet në të gjitha bashkitë e vendit dhe do të shërbejë si një proces përgatitor për zgjedhjet lokale të 2019.

Në njësitë ku kryetarët e bashkive nuk i përkasin Partisë Socialiste, kryesia ka vendosur të jenë këshilltarët bashkiakë ata që do të “japin llogari” përpara votuesve për çka është realizuar nga premtimet e fushatës së 2015.

Po ashtu kryesia ka vendosur që në fundin e muajit Prill të mblidhet asambleja e kësaj force ku do të votohet dhe për riformatimin e sekretariatit. Pas votës së 25 Qershorit të 2017 që i dha mundësi socialistëve të qeverisin të vetëm, shumë nga sekretariatet kanë dalë jashtë funksionit çka bën të domosdoshme zgjedhjet e reja.

Por data e saktë e asamblesë do të vendoset në mbledhjen e radhës së kryesisë që do mbahet javën e ardhshme.

Në mbledhjen e kryesisë është diskutuar dhe për prurjet e reja të këshilltarëve të larguar nga LSI, çka ka bërë dhe Partia Socialiste të marrë shumicën në disa këshilla bashkiak.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *