Rama ndryshon sërish qeverinë, ja dy lëvizjet e reja

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar sërish qeverinë. Ai ka larguar Gent Cakaj si të emëruarin si ministër të Jashtën, duke caktuar Olta Xhaçkën si kryediplomate.

Ndërsa në postin e ministrin të Mbrojtjes ka emëruar Niko Peleshin. Ai rikthehet në qeveri me postin e ministrit.

Më herët, javë më parë Rama emëroi Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre e Bujqësisë.

Këto ndryshime Rama e ka njoftuar përmes një postimi në twitter.

*Kryeministri Rama në Twitter:*

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *