Rama: Në SHBA do kishim hyrë më lehtë se në BE, lidhja ime me Bashën…

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 9 Maj 2018

Për të treguar vështirësinë e procesit për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian kryeministri Edi Rama tha këtë batutë: Po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA nuk do të kishte qenë më e lehtë sepse nuk do të duhej të bindim 27 koka.

Megjithatë kryeministri është i bindur se kjo është e duhura.

“Nuk ka diskutim ky është projekti më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare që bëhet personazh e zë i ekranit e lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin event nuk i bie hera kurrë të dalë në lajme.”

“Po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, mund të kishte qenë më e lehtë, mbase. Sepse nuk do të duhej të bindnim 27 koka dhe sot më vjen mirë të kujtoj se presidenti i Këshillit Europian para pak ditësh këtu në Tiranë gjeti fjalët, jo vetëm më të mira, po dhe më të goditura për të na inkurajuar në këtë proces ku tha se sot ne jemi mbase shumë më europianë se të tjerë që janë pjesë e BE-së”, tha ai.

Duke folur për zyrtarë gjermanë që kanë folur me skepticizëm për anëtarësimin e Shqipërisë, Rama tha se janë koka lajmesh në Shqipëri, por në vendin e tyre nuk u bie radha.

“Nuk ka diskutim se për Shqipërinë sot, dhe fëmijët tanë nesër ky është projekti më pozitiv i imagjinueshëm për të cilin ia vlen çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare, që bëhet personazh dhe zë i ekraneve dhe lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin e vet si bie radha kurrë të dalë në lajme”, tha Rama.

Ai ka ironizuar deputetet e Holandës që erdhën për të mbledhur fakte, në kuadër të skepticizmit për çeljen e negociatave të vendit tonë me
BE.
“Më vjen për të qeshur kur vijnë delagacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua, ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin
na bashkon në rrugë të ndryshme dashuria për Hollandën, Lulzim Bashën dhe largohen dhe mbledhin fakte. Cfarë lloj faktesh mund të
mblidhen në gjysmë dite, ndërkohë që KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt të hane fakte, pinë fakte dhe dëgjojnë
vetëm fakte”- tha ai, duke falenderuar gjithe ata qe kane dhene .

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *