Rama nuk i përmend as emrin, ja si e identifikon Sajmir Tahirin

Politikë shtojca

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu i opozitës për aktin e dorëzimit të mandatit të deputetit nga ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social facebook, kreu i qeverisë shprehet se opozitës nuk i ka pëlqyer largimi i Tahirit dhe sukseset e policisë në luftën e kundër narkotikëve. Gjithsesi nuk dihet nëse është e qëllimshme apo një thjeshtësi për efekt shkrimi, por Rama nuk ia ka përmendur emrin e plotë të Sajmir Tahirit, ndërsa e përmend atë vetëm me iniciale.

 

“Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe😨Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë. Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin”, shkruan Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *