Rama pas Asamblesë zbulon sloganin e PS në zgjedhjet lokale 2019

Kryesore Lajme

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama mesa duket ka bërë publik dhe sloganin e zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Në faqen zyrtare të Kryeministrit në Facebook, është publikuar mesazhi dhe logo që do të shërbejë për fushatën që paraprin zgjedhjet e qershorit, “E gjithë vëmendja tek ty”.

Nje slogan i tille u shpalos edhe gjate Asamblese ne ekranin e madh, ne kohen kur Rama po fliste, por medias vizive i ka shpetuar nje detaj i tille.

Sot, Rama deklaroi se PS duhet të nisë fushatën që tani, për t’i paraprirë fitores në vitin 2019. “Ne duhet të fillojmë zgjedhjet vendore sot, menjëherë, të mos presim fushatën. Jo për të fituar zgjedhjet. Nuk është problemi jonë të fitojmë zgjedhjet. Ndeshjen pa kundërshtarë e fiton kushdo.

Problemi ynë është të fitojmë zgjedhjet, duke kaluar përmes njerëzve, duke fituar zemrat e tyre, duke kuruar plagët e tyre të dëshpërimit, të zhgënjimit, të mosbesimit, të gjithfarë lloj ndjenjash negative të krijuara nga 1001 arsye ku ne duhet të marrim pjesën tonë, duhet të marrim përgjegjësinë tonë, duhet të marrim fajin tonë. Prandaj ne duhet të fillojmë fushatën sot” – tha Rama të premten, pak orë para postimit të fotos së mëposhtme.

Nderkohe qe nje vemendje e madhe do t’i kushtohet edhe anetaresimeve ne PS. Asambleja e PS ka vendosur qe fokusohet edhe Vemendja te qytetaret. Kjo duket si nje vijimesi e sloganin te bashkeqeverisjes me qytetarit.

Nderkohe qe ne zgjedhjet parlamentare te 2017, PS kishte si slogan “Per Shqiperine qe duam”, Shteti, Punesim, Mireqenie.

 

Image result for Slogani i PS ne zgjedhje

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *