Rama përmendi djalin në koma dhe e quajti Kryemadhin ‘Lady Makbeth’! Kryetarja e LSI-së: Mos e përdor për politikë! Je bastard…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila e ka sulmuar kryeministri Rama jo vetëm në rrafshin politik, por edhe atë personal. “S’merrem me një bastard që mohon fëmijën e tij”, tha mes të tjera Kryemadhi, duke thënë se 30 mln eurot që Rama do të japë për projektin e Teatrit të ri, t’ua shpërndajë njerëzve pasi janë shumë të varfër. Në deklaratën e saj të parë nga selia, pas protestave të organizuara, Kryemadhi e akuzon se ka varfëruar shqiptarët, se ka shkatërruar sistemin arsimor, se ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë.

“Tregonte haluçinacione që i rrotullohen rreth kokës si te filmi “Gjenarali i Ushtrisë së Vdekur”. Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, po janë rrënojat e institucionit, rrënoja që me bandat e tij rrënoi një shtet dhe një popull të tër. Ky zotëri që flet për maketet fëminore, nuk mund të shlyej dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave, 30 mln euro t’ua jepte qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, ky njeri që flet për mrekullinë e madhe që u ka ndërtuar shqiptarëve, të hy në shtëpitë e tyre dhe të shohë se si nuk paguajnë dot dritat, ujin, bukën, taksat, se si nuk kanë mundësi që të kenë mundësi të shohin fëmijët emigrantë, për t’u ushqyer dhe për t’u veshur.

Ky që u thotë artistëve, e shkatërroi se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në shesh. Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Kulmi i rrënojave të tij arriti në trashëgiminë kulturore, shkatërroi sistemin arsimor. Ky njeri që  i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve.

Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd. Unë e di që ti je peng, që e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd, halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është as e jotja, por vetëm e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë më herët, ajo i është përgjigjur edhe për historisë së treguar nga Rama në Kuvend për djalin e tij, Gregun që kishte qenë në një spital në SHBA dhe kishte përfunduar në gjendje kome. Sipas saj, politika mund të bëhet edhe pa pëmendur fëmijët. “Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore. Mos i dhunoni Fëmijët”, shkruan Kryemadhi.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *