Rama: Programi ynë, rritje ekonomike me anë të punësimit

Kryesore

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në konferencën e punësimit deklaroi se gjatë këtij viti e deri në përfundim të mandatit do të ketë një rritje të rëndësishme të punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit.

“Në 2018-2021 do të kemi një kërcim të rëndësishëm në shifrat e punësimit falë një programi që synon rritje ekonomike me anë të punësimit. Duke filluar nga infrastruktura, në vitet e ardhshme do të financohen një sërë projektesh. Turizimi që çdo vit po tregon gjithnjë e më shumë rëndësinë në ekonominë shqiptare. Kalimi nga statusi fason, në kalimin e një statusi tjetër ku çdo proces të kryhet brenda në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama e vuri theksin tek arsimi profesional si një nga mundësitë e mira për punësim.

“Nëse reforma në arsimin profesional do ishte bërë 20 vite më parë sot do të kishim një situatë krejtësisht tjetër. Në fund të fundit janë sipërmarrjet ato që krijojnë vendet e punës, jo qeveria. Qeveria ka për detyrë të mbështesë krijimin e vendeve të punëve, duke krijuar lehtësira në aspektin financiar si dhe krijuar kushtet në përgatitjen profesionale të punonjësve. Thellimi i reformave është e vetmja rrugë për të rritur këto rezultate”, tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *