Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër me funksion tjetër! Berisha dramaturg, Meta komedian, Luli aktor

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Projekti origjinal i godinës së Teatrit Kombëtar që u shemb ditën e diel do të ndërtohet në një tjetër vend dhe me një tjetër funksion. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit. Rindërtimi i Teatrit të ri ku ka qenë dhe sikur ka qenë është kërkesë e peticionit të grupit të artistëve që firmosi edhe opozita, por kreu i qeverisë tha se nuk po mori vendimin (për ta ndërtuar diku tjetër dhe jo aty) nisur nga ajo që ka parë ditët e fundit në shesh dhe kërcënimet, por ka reflektuar për nostalgjikët.

Ai u shpreh se do ta merret projekti origjinal si ishte parashikuar që të bëhej godina nga italianët, pasi u la në gjysmë për shkak të luftës dhe godina që u shemb nuk ishte sipas projektit final që ishte parashikuar asokohe. Kryeministri nuk zbuloi shumë detaje, por tha të kuptohet se godina do të ketë funksionin e një shkolle artistike, ndërsa vendi mbetet për t’u vendosur se ku do të ndërtohet.

Opozita sot është në shesh duke kundërshtuar dhe cilësuar akti kriminal vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, por kryeministri Edi Rama rrëfeu një prapaskenë të para shumë viteve kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës dhe Sali Berisha kryeministër i vendit.

Edi Rama u shpreh se asokohe një investitor i njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, që ishte Sali Berisha, së bashku me një grup gjerman i kishin propozuar që teatri të shembej dhe mbi rrënojat e tij të ndërtohej një kompleks “Plazza shopping”. Rama tha se e kishte refuzuar atë projekt duke u thënë se aty do të ndërtohej teatri i ri.

Sulmi dhe ironia për Presidentin, ish-kryeministrin Berisha, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nuk munguan gjatë gjithë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Edi Rama tha se në politikë ka ardhur për të bërë sukses dhe për të realizuar bindjet e tij.

E pranoi se nuk është shumë i zoti për konsensus, por shtoi se nuk i vjen zor, se është i luftës për bindjet. Edi Rama tha se Ilir Meta nuk është gjë tjetër veç se një komedian, ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor që është huazuar në politikë. Ai shtoi se opozita që sot proteston dje ka qenë në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për kulturën, madje teatrin e lanë jashtë listës së mbrojtjes.

Akuzat e opozitës dhe Presidentit për shembjen e teatrit kombëtar, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si aktrim që kanë qëllim vetëm kauzën për të rrëzuar qeverinë. Edi Rama tha se Ilir Meta nuk është gjë tjetër veç se një komedian, ish-kryeministrin Berisha e cilësoi si dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor që është huazuar në politikë. Ai shtoi se opozita që sot proteston dje ka qenë në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë për kulturën, madje teatrin e lanë jashtë listës së mbrojtjes.”Së bashku me drmaturgun plak dhe komedianin në zyrën e presidencës, këta janë ata. Të kesh një shtëpi se e ndërton vetë se kështu ta ka qejfi, në një katund dhe të jesh i rrethuar nga të tjerë komshi me shtëpi me 2-3-4 kate, je në sarajet e krimit.

Kurse të shpëlash teatrin nga lart poshtë dhe poshtë lart sa në breg dhe kodër në shtëpi që nuk numërohen si në ballkadën e rezistencës të revolucionit. Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin. Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *