Rama: Pse sulmohet Xhafaj dhe dyshimet se zyrtarë të PD-së të lidhur me…

Lajme Politikë shtojca

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se ka dyshime që  disa zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me sasinë rekord të kokainës që u kap në Durrës.

Deklaratën, kryeministri Rama e bëri gjatë emisionit Mbrëmje në Abc News nga Mirela Milori, ku më tej u shpreh se kjo është arsyeja e acarimit të PD-së në lidhje me këtë çështje.

I pyetur rreth zhvillimeve më të fundit mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili akuzohet nga opozita se ka ndihmuar vëllain në trafikun e drogës, Rama u shpreh se ka opinion pozitiv për ministrin dhe kjo është e bazuar në fakte.

“Unë kam një opinion pozitiv në punën e ministrit bazuar në fakte, në rezultate në përkushtimin e tij në një punë për të çuar përpara transformimin e Policisë së Shtetit. Shenjat e qarta që policia ka dhënë në goditjen e krimit të organizuar, por edhe në disa prekje interesash të fshehta të krimit me politikën e ka vënë në shenjestër ministrin Xhafaj”, u shpreh kryeministri Rama nga Gjirokastra.

Sipas kryeministrit të vendit, e gjitha kjo bëhet për të dështuar hapjen e negociatave. Rama u shpreh se historia e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij është një histori e vjetër, të cilën edhe në të shkuarën e kanë prekur mediat dhe opozita. Kështu që kur është zgjedhur Xhafaj si ministër i Brendshëm e kam ditur se kush ishte tha kryeministri i vendit.

“Edhe opozita, edhe mediat e kanë nxjerrë në pah edhe e kanë publikuar disa herë në të shkuarën dhe kjo është këmbëngulja e opozitës për të bërë çmos që procesi i çeljes së negociatave të dështojë. Unë gjykoj punën dhe rezultatet. Kur unë kam bërë këtë zgjedhje ndaj Fatmir Xhafajt, unë e kam ditur se kush është ai”, tha Rama.

 

Mirela Milori: Do doja të dija do të ekstradohet Arbër Çekaj nga Gjermania tek ne apo do të shkojnë prokurorët atje që ta marrin në pyetje?

Edi Rama: Nuk e di! Këto janë procedura ligjore që nuk më takojnë mua, por di që procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Nga ana tjetër nga të dhënat që unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova. 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *