Rama: Qeveria nuk preket. Kur flasin Monika e Luli, prishen edhe ngjyrat e televizorit

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama nga Berati në kuadër të ciklit kombëtar ‘Bashkia që Duma’ vijoi ironitë ndaj drejtuesve të opozitës, ndërsa shtoi se kur dalin ata në televizor, këtij të fundit i ikin edhe ngjyrat. Ai tha se qeveria nuk është kënaqur me ato që ka bërë për qytetarët e Beratit, por shtoi se vëmendja do të shtohet edhe më tej.

“Na vjen keq edhe për Monikën dhe për Lulin, por edhe ato që iu shkojnë pas. Kur dalin ata e flasin prishen edhe ngjyrat e televizionit, sepse janë vetë pa ngjyra. Thonë se do të luftojmë, por me kë do të luftojnë? Atë e di Monika dhe Luli, kaq për Lulin dhe Monikën.

Askush nuk duhet të mendojë se jemi të kënaqur për atë që kemi bërë, e vërteta është se kemi bërë shumë dhe këtë nuk e mohon kush. Një ndër gjërat që nuk shkon është një nga angazhimet në shërbimin për njerëzit në zyrat e shteti”, pohoi Rama.

Shefi i qeverisë listoi një ndër betejat kryesore, e cila ka qenë një nga plagët më të thella të shoqërisë dhe ka të bëjë me shërbimin ndaj qytetarëve në zyrat e shtetit.

Rama tha se ka perënduar koha, kur zyrtarët ua përplasnin derën fytyrës qytetarëve. Kryeministri garantoi beratasit, që votën e qershorit 2017 nuk e luan as topi dhe aq më pak kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Ka akoma grabitqarë dhe parazitë që marrin rrogën dhe nuk merren me popullin. Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për të mos lënë vetëm kushdo qoftë se kur shkon të marrë një shërbim të mos ia përplasin derën në fytyrë. Votën e 2017-s u garantojë se nuk e luan as topi dhe jo më Luli”, tha Rama.

Edi Rama komentoi nga Berati akuzat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me blerjen e votave. Ai tha se po t’i dëgjojë Zoti thirrjen e Monikës do thotë s’po ndërhy fare se do më duhet të shpëtoj shqiptarët nga Monika.

Monika me Lulin, Luli me Monikën, ne me njerëzit dhe njerëzit me ne. Përveç zgjedhjeve ata duan të pengojnë eedhe diçka që janë nisur ta pengojnë që nga dita e parë. A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës ” O zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika“, u shpreh Rama.

Rama ka shkëmbyer edhe batuta me banorët në Berat teksa ka thumbuar demokratët duke thënë se burrat socialistë e bëjnë ndonjë punë, demokratët nuk i ke për asgjë, duke iu referuar liderit demokrat i cili sipas tij do e kishte mbyllur me kohë dhe do kishte fjetur deri në 2021.

I bëj thirrje grave të Beratit t’i kapin burrat prej xhakete dhe mos i lënë të ikin në Tiranë. Se thonë hajde të dalim të shohin çfarë do bëhet nga Tirana. Asgjë s’do bëhet në Tiranë. Mbajini pas xhakete mos i lini të ikin në Tiranë se kafeneve rrinin dhe këtu po mbajini se të thonë ç’të donë gratë e bëjnë ekonominë. Burrat socialist edhe i bëjnë ndonjë punë grave, kurse burrat demokrat nuk i bëjnë ata. Punë sprapthi është kjo, dhe ato i bën Monika se po të ishte për Lulin do ja kishte fut gjumit deri në 2021″, tha Rama duke shkaktuarë të qeshura mes të pranishmëve.

Kryeministri tha se opozita ka ikur në drejtim të paditur, por kjo nuk është në fokusin e qeverisë pasi beteja kryesore e saj është me problemet e popullit. Rama tha se ata që kanë vendosur të braktisin detyrën dhe të dalin në protestë dëmtojnë ekonominë e vendit pasi prishin imazhin në sy të turistëve.

“Ne nuk e kemi betejën me ata që kanë kthyer kurrizin dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Ne betejën e kemi me hallet dhe problemet e njerëzve. Ne betejën e kemi me papunësinë më varfësrinë, me korrupsionin, me ata që vahdojnë ende të jenë në zyrat e shtetit edhe pse nuk i meritojnë ata karrige. Qyteti ka ndryshuar shumë por ka ende dhe shumë për të bërë. Këtu në Berat ne i kemi kthyer sytë nga e ardhmja duke krijuar një hapsirë ku rritet cdo ditë numri i turistëve. Kjo ëshsë një zonë ku potenciali për të zhvilluar jo vetëm bujqësinë por edhe turizmin është shumë i madh. Unë besoj se shembujt e parë që kanë nisur flasin vetë.

Ata që kanë vendosur të braktisin detyrën e të dalin në rrugë duke bërë thirrje për ndryshim të qeverisë me dhunë. Dukej sikur më në fund ishte krijuar maturia për të mos bërë sjellje të tilla por Partia Demokratike dhe ajo tjetra që është simotra e njërës apo tjetrës sipas radhës kanë ndërmarrë këtë akt. Qeveria nuk preket dot. Po të ishte për qeverinë nuk do t’i hynim fare këtij diskutimi. Po nga këto ngajrje preket Shqipëria në sytë e botës si një vend ku nuk duhet shkuar dhe nuk duhet investuar. Nëse urën për të ardhur këtu e kalojnë më pak vizitorë ka më pak të ardhura për ata që jetojnë këtu. Preket drejtpërdrejtë ekonomia e cdokujt. Ata që nisen nga Berati janë në të drejtën e tyre që mos na votojnë, duhet ta kuptojnë se nuk kanë cfarë i bëjnë qeverisë por vetes. Duke shkuar mbas bejhait në Tiranë con kudo mesazhin që të mos vijë këtu. Po të pyesni rreth e rrotull ata që tregtojnë në Tiranë, do t’iu thonë se pas 16 shkurtit, konsumi i tyre ra. dhe kjo punë nuk ka asnjë shans të mbarojë me prekjen e një fije floku të qeverisë”, u shpreh Rama.



Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *