Rama “shigjeton” sërish rektorin Mynyr Konin: Është më rehat se çdo mbret

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish, rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Gjatë fjalës së tij me studentë dhe pedagogë, ai përsëriti se shumica e problematikave që kanë studentët dhe universitetet janë për faj të rektorit.

Rama: Biblioteka digjitale është në funksion por ju nuk e hapni dot. As ju dhe fatkeqësisht asnjë fakultet tjetër i Universitetit të Tiranës. Po ashtu është shumë e vështirë gjithë pjesa e ndërveprimeve te tjera. Shkaku është rektorati i Universitetit dhe rektori i Universitetit. Më e bukura në gjithë këtë histori është që juve jeni si ata që pinë kafe në anën lindore të Berlinit, që çdo gjë e kërkoni te qeveria, ndërkohë që kjo është pjesë e keqadministrimit nga ana e rektorit të Universitetit.

Problemi jonë është që autonomia universitare është më e madhe se dje. Nuk është rritur sensi përgjegjësisë bashkë me zgjerimin e hapësirës për autonomi.

Studentët shkojnë te ministria, ndërkohë që shumë nga ato pika të protestës nuk i kishin adresën te ministria. I kanë adresat në rektorat.

Rektorin e UT e keni zgjedhur ju, nuk e kemi zgjedhur ne dhe ka detyrimin të përgjigjet para zgjedhësve të vet, por ka dhe fatin që zgjedhësit e vet kur duhet të përgjigjet ai nisen për te ministria dhe ai rri atje. E them për herë të tretë, më vjen keq që flas kështu, por s’ka mënyrë tjetër për të folur.

Ai nuk është mbret, por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht që ligji i ri i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep senatit, fuqia që ligji i jep strukturave të tjera janë të mjaftueshme, pa llogaritur fuqinë e studentëve që rektori të reagojë brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndeteshme.

E vetmja gjë që nuk ka pësuar asnjë lëvizje nga gjithë ajo që u krijua si potencial nga protesta e studentëve është xhaketa e rektorit të UT. Se ka ndodhur se s’ka ndodhur protesta, i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe akoma nuk e di që ka pasur protesta është xhaketa e rektorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *