Rama shtyn pagesën e tarifës, Basha: Po përpiqet të fitojë kohë

Politikë shtojca

13:45/ 05.04.2018

Menjëherë pasi Rama tha se nuk do të rifillojë pagesa pa u gjetur një zgjidhje, Basha ka reaguar nga protesta në Vorë, ku tha se kreu i qeverisë thjesht po përpiqet të fitojë kohë.

“Po përpiqet të fitojë kohë, se është në presion, dhe pastaj t’i godasë nga prapa, jemi për të kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve, jemi për ti dhënë fund një regjimi që ka rrënuar shtetin. Reagimet e Ramës përveçse janë të pabesueshme nuk zgjidhin thelbin e problemit, taksa të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë 200 milionë euro në vit taksa për rrugët, të arrestuarit të lirohen nga i pari tek i fundit, dhe të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve”, deklaroi Basha.

Kushtet e opozitës ndaj Ramës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka marrë fjalën mes protestuesve në kryqëzimin e Vorës, duke i përgëzuar së pari për pjesëmarrjen masive në ditën e parë të Mosbindjes Civile.”Ky është vetëm fillimi i përgjigjes popullore, ne do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale, ne do t’i kthejmë qytetarëve shpresën”.

Basha parashtroi 5 kërkesa kryesore të protestës duke filluar me lirimin e 11 protestuesve kuksianë, duke vazhduar me heqjen e  taksës së Rrugës së Kombit dhe duke premtuar se protesta nuk do të ndalej deri në rrëzimin e këtij regjimi kriminal.

“Ju përshëndes dhe ju përgëzoj nga zemra, – tha Basha, –  për praninë tuaj masive sot në ditën e parë të mosbindjes qytetare kundër padrejtësië, kundër grabitjes, kundër një regjimi privat kriminal që burgos popullin e thjeshtë dhe liron kriminelët, kundër Edi Ramës dhe bandës së tij të oligarkëve dhe kriminelëve që grabitën në mes të natës prindërit dhe gjyshërit, djemtë dhe bijtë e Kukësit, në shkelje fralgrante të të drejtave dhe lirive të njeriut, në dhunim të Kushtetutës. I grabitën në kundërshtim të ligjit për të terrorizuar Kukësin, për t’i dhënë një shembull gjithë shqiptarëve të mos ngrenë zërin kundër padrejtësisë.

Ky është Edi Rama që liroi Saimir Tahirin, që nuk arreston mafiozët dhe kriminelët, vrasësit, nga Balilajt tek Habilajt me shokë, ky është Edi Rama që liron banditët dhe vrasësit nga burgjet për të dhunuar votën e shqiptarëve por arreston njerëzit e pafajshëm që protestojnë për bukën e gojës.

Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për t’i thënë se Policinë e Shtetit e ke kthyer në polici private, se prokurorinë e kapur politikisht dhe e ke kthyer në private, se ke politizuar gjykatat , se ke kapur ekonominë me një grusht oligarkësh dhe ke blerë e po blen shumicën e medieve por ky nuk është asgjë tjetër përveçse fundi i diktaturës së krimit sepse popullin nuk e blen dot, nuk e shantazhin dot dhe se shqiptarët janë ngritur e do të qëndrojnë derisa të rrëzojnë këtë regjim kriminal.

Opozita është në krahun e njerëzve të thjesht. Opozita dhe PD dhe aleatët tjetër nuk kanë asnjë detyrë më të shenjtë sesa të jenë në krahun e njerëzve të thjeshtë, në krahun e kuksianeve të grabitur padrejtësisht.

“Kërkojmë lirimin e të 11 personave që mbahen padrejtësisht në burg! Burgu duhet të jetë për kriminelët, për vrasësit e trafikantët, për ministrat dhe pushtetarët e korruptuar.

Kërkojmë heqjen e taksës së Rrugës së Kombit njëhërë e mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë!

Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuzimin e tvsh-së kriminale, që po mbyll mijëra biznese, jemi në krah të tyre në protestën që kanë paralajmëruar;

Jemi në krahun e mijëra familjeve që u është hequr ndihma ekonomike.

Jemi këtu për t’i thënë ndal një regjimi kriminal dhe që fut në burg popullin dhe liron kriminelët!”

Ky është reagimi i popullti që refuzon dhe nuk do të pranojë më një shtet të kriminalizuar ddhe privatizuar nga Edi Rama jo vetëm këtu në  Vorë, por edhe në Milot, Çermë dhe në  Bradashesh të Elbasanit. Falënderoj ata drejtues që qëndruan dy orë në pritje dhe nuk i ranë njëherë borisë. Ky është solidarizim.

Liro 11 kuksianët, hiqe rrethimin popullor nga Kukësi, anulloje konçensionin e Rrugës së Kombit!” përsëriti thirrjen Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *