Rama sulmon LSI-në për lojërat e fatit: Tentuan të çajnë rrethimin e koalicionit …

Kryesore Politikë

 

 

Në konferencës e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama duke folur për zbatimin e ligjit të lojërave të fatit, nuk ka lënë pa sulmuar as Lëvizjen Socialiste për Integrim. Megjithëse nuk ia përmendi emrin, ai la të kuptohet se ishte pikërisht LSI ajo që ka penguar zbatimin e ligjit të lojërave të fatit që detyronte çdo aktivitet të kësaj fushe, si kazinotë apo pikat e ndryshme të basteve që të zhvendoseshin në zona jo të banuara.

“Për të gjithë ata që do tentojnë të çajnë rrethimin që ne po bëjmë për këtë lojërat e fatit, ashtu siç edhe tentuan të çajnë rrethimin e koalicionit tonë qeverisës duke shtyrë zbatimin e ligjit që detyronte kazinotë dhe lojërat e fatit të zhvendoseshin jashtë zonave të banuara, dua të them se se ne jemi shumë të vendosur ti shkojmë deri në fund kësaj çështje.

Përtej argumenteve të bizneseve, të punësuarve he të ardhurave janë dyfishuar me të shkuarën. Kjo është rritur përmes formalizmit. Në të shkuarën kishte 40 kompani, të cilët paguanin gjysmën e taksave. Sot ka 20 dhe paguajnë dyfishin e taksave. Kazinotë dhe lojërat e fatit.  S’do lejohen pika të tjera. Nuk do të ngrihet asnjë qepen i kazinove  të reja në Shqipëri . Mediat të heqin të gjitha reklamat nga faqet e tyre, nga ekranet e radiove e telvizioneve për pikat e basteve. Ne do të mbyllim  me forcë të gjitha faqet të cilat shkelin ligjin.  Qeveria ka nisur  ndryshime për paktën e të “Fortëve”, përmes përshkallëzimit të kontrolleve”, tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *