Rama takon ambasadoren e SHBA dhe jep lamin: Miratuan ligjin anti KÇK

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e re të SHBA-ve. Në këtë takim mirëseardhjeve, kryeministri thekson se në fokusin e bisedimeve ka qenë prioritetet kryesore e dy vendeve aleate. Rama duket me anë të fotove që publikon i ka dhuruar librin me piktura ambasadores së re, por në të njëjtën kohë thekson se i ka bërë ditur vendimin e qeverisë për grupimin e cilësuar si anti KÇK.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Rama në Twitter.

Ne seanc Kuvendit ne tetor te vitin te shkuar  Rama u shpreh se procesi i vetinguit do të vijojë edhe disa vite, ndërsa këta prokurorë dhe gjyqtarë duhet të shpallen armiq, duke i cilësuar edhe si grupi KÇK (Kap ca t’kapësh).

“Ka ardhur koha të reagojmë të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjyqtërve që nuk e kanë kaluar vettingun që e dinë që nuk e kalojnë dhe q kanë nxjerrë edhe një tog fjalësh KCK (Kap ca t’kapesh): Këtë grupin KCK ky parlamet duhet ta shpallë grup në në kërkim. E them në mënyrë të drejptërjtë, me çdo mënyrë duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu”, tha Rama.

“Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe është kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu kundërqeverisë, dhe nga tryezat e qeverisë të ngrihemi dhe të justifikojmë. Procesi i Vettingut do kërkojë edhe disa vjet dhe nuk mund të lejojmë që prokuroi si ai në Durrës dhe plotë të tjerë si ata të bëjnë kërdinë me njerëzit. Nuk e mora telefonin që të lexoja një mesazh kur po hyja këtu. Marr mesazhe ose nga situata që ju i njihni”, shtoi më tej kryeministri.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *