Rama takon Giuseppe Conten për Konferencën e Donatorëve, fatura 1 miliardë euro

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte, në Palazzo Chigi, në Romë, ku pati edhe një ceremoni pritëse.

Takimi i kryer në vigjilje të Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, konsiston në mbështetjen e mëtejshme të Italisë në funksion të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Me heret kryeministri shqiptar është takuar dhe ka diskutuar edhe me ministrin e Jashtëm italian.  Kreu i qeverisë shqiptare videon e takimit e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, ndërsa nga komunikimi me Di Maion në momentin e pritjes dhe ecjes në korridor deri kur ulen në tryezën e takimit me delegacionet përkatëse, Gjurma.al ka zbardhur bisedën mes tyre.

Rama dëgjohet teksa i thotë se fatura e tërmetit arrin në një miliard Euro, ndërsa Di Maio i jep besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve. Kjo është hera e tretë që Rama dhe Conte takohen në pak muaj. Vizita e Contes në Shqipëri në tetor u pasua nga e kryeministrit Rama në Itali, po vitin e kaluar, ndërsa sot do të kenë një tjetër takim në Romë.

Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë

Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2595013937213333/?t=15

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/169080947770803/?t=39

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *