Rama takon grevistët: Ndihmë financiare për naftëtarët! Pagat nuk i takojnë qeverisë

Ekonomi Kryesore Lajme

Pas rreth 2 orësh bisedime me përfaqësinë e naftëtarëve, kryeministri Rama tha se oferta e qeverisë për të gjithë naftëtarët është një pagë e ndërmjetme mes pagës minimale dhe pagës së punëtorëve deri në gjetjen e një investitori që do të rivendosë në punë rafinerinë e naftës.

Rama u shpreh se kjo është ofertë e qeverisë, pavarësisht se ky problem nuk është krijuar nga qeveria.

“Çështja e këtyre njerëzve ssot është një çështje që na takon neve për ta adresuar. Rruga e thjeshtë ligjore ishte që të drejtoheshin për të marrë asistencën. Në këtë rast bëhet fjalë për një grup njerëzsish që kanë eksperiencë dhe një formim profesional që nuk kemi luksin ta zhbëjmë. Ne kemi arritur që qeveria të marrë përsipër një ndihmë financiare. Nuk mund të jetë paga e punës së tyre por natyrisht do flasim për pagën e asistencës. Nuk është çështja jonë e pagave të prapambetura. Është çështje e kompanisë dhe për vendimi gjyqësor që ato flasin është për kompaninë dhe jo për qeverinë. Jemi duke bërë përpjekje çdo ditë. Janë shumë familje që po vuajnë nga kjo situatë. kompanitë kanë në dorë. Është e drejta e tyre për grevë. është një ofertë e arsyeshme pasi marrim përsipër të paguajmë duke pasur parasysh që nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh dhe ne nuk duam t’i humbasim. Do të vendosim në dispozicion një shumë të konsiderueshëm. Do të jetë diçka e ndërmjetme mes asistencës dhe pagës së tyre” – tha Rama.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *