Rama: Vetëm këto janë 2 rrugët që unë të iki nga pushteti

Kryesore Lajme Politikë

Kreu i qeverisë foli për herë të parë nëse do të japë dorëheqjen ose jo. I pyetur në “Real Story” në Vizion Plus, nëse do të jepte dorëheqjen nëse sheshi do të mbushej plot, Rama tha se nuk do të japë dorëheqjen, pasi kjo çështje varet nga votat në parlament apo kur të vijë data e zgjedhjeve.

“Nëse ka ndryshim të ekuilibrave në parlament apo kur i vjen dita popullit shqiptar për të gjykuar të gjitha të tjerat janë ëndërr. Këta shohin këtu ëndërr që të ndodhë ajo që ndodhi në Maqedoni është një ëndërr”, tha Rama.

Duke komentuar protestën e 16 shkurtit, Rama tha se opozita prej 5 vite e gjysmë nuk ka qenë e gatshme që të ofrojë një alternativë për qyetarët.

Sipas kreut të qeverisë, opozita ka mbetur në duart e paafta të Lulzim Bashës.

“U bënë 5 vjetë e gjysmë që kemi përballë një opozitë e cila nuk është e gatshme të ofrojë asnjë alternativë. Kemi një opozitë që nuk ngjallë shpresë dhe që merret gjithmonë me mangësitë tonë. Opozita ka një problem të theksuar lidershipi. Ka mbetur në duar të paafta në duart e Lulzimi nga njëra anë dhe të Doktoreshës. Por raporti i publikut është me ne kurse ai i opozitës s’ka shanse të matet me ne. Per nje parti politike nuk eshte e veshtire te grumbulloje mbeshtetes ne proteste. Ne këndveshtrimin tim, kemi te bëjmë me një opozitë që si atlernative për te.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *